top of page

15 Thënie inspiruese me të cilat Nënë Tereza inspiroi 109 vite radhazi gjenerata të tëra



E lindur si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu më 26 Gusht 1910 në Shkup - Maqedoni e Veriut, Nënë Tereza ishte një murgeshë dhe misionare shqiptare.


Me punën e saj të palodhshme për të ndihmuar më të varfërit dhe me mënyrën e përhapjes dhe promovimit të paqës, dashurisë, tolerancës dhe solidaritetit, ajo i tregoi botës për madhështinë e një gruaje shqiptare.


Për këtë, e madhja Nënë Tereza ka marrë një numër çmimesh përfshirë çmimin Nehru për promovimin e paqës dhe mirëkuptimit ndërkombëtar në vitin 1972 dhe çmimin Nobël për Paqë në vitin 1979.


Për të kremtuar 109 vjetorin e lindjes së Anjezë Gonxhe Bojaxhiut- Nënës Terezë, ne kemi shkëputur 15 thënie më të spikatura të saj me të cilat ajo inspiroi dhe po inspiron 109 vite radhazi gjenerata të tëra:



1. Jini besnikë ndaj gjërave të vogla, sepse në to qëndron fuqia juaj !
2. Nuk është me rëndësi se sa ne veprojmë, por se sa dashuri kemi vënë në atë veprim. Nuk është me rëndësi se sa dhurojmë, por sa dashuri kemi vënë në atë që kemi dhuruar. Kjo bën dallimin.
3. Jeta është dashuri, shijoe. Jeta është një mister, njihe. Jeta është një premtim, përmbushe.
4. Ne vetë mendojmë se ajo që po bëjmë është vetëm një pikë uji në oqean. Por oqeani do të ishte më i vogël për shkak të mungesës së asaj pike uji.
5. Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me shumë dashuri.
6. Bëni gjërat për njerëzit jo për shkak të asaj se kush janë ata apo çfarë bëjnë ata në kthim, por për shkak të asaj se kush jeni.
7. Unë vetëm nuk mund ta ndryshoj botën, por mund të hedh gurë nëpër ujërat për të krijuar më shumë valë.
8. Mos prisni udhëheqësit, bëjeni vetëm, person për person.
9. Mos prisni që miku juaj të jetë një njeri i përkryer. Por, ndihmoni mikun tuaj të bëhet një njeri i përkryer. Kjo është miqësi e vërtetë.
10. Fjalët e mira mund të jenë të shkurtëra dhe të lehta për tu thënë, por është e pafundme jehona e tyre.
11. Ngritu lart, sepse yjet qëndrojnë të fshehura në shpirtin tuaj. Ëndërro thellë pasi çdo ëndërr paraprin qëllimin.
12. Nuk kemi nevojë për armë dhe bomba për të sjellë paqën, kemi nevojë për dashuri dhe mëshirë.
13. Pa durim, ne do të mësojmë më pak në jetë. Ne do të shohim më pak. Ne do të ndjejmë më pak. Ne do të dëgjojmë më pak. Për ironi, nxitojnë dhe zakonisht do të thotë më pak.
14. Le të mos kënaqemi vetëm me dhurim të parave. Paraja nuk është e mjaftueshme, paratë mund të merren, por ata kanë nevojë për zemrat tuaja, për dashuri. Pra, përhapni dashurinë tuaj kudo që të shkoni.
15. Unë mund të bëj gjëra që ju nuk mund ti bëni, ju mund të bëni gjëra që unë nuk mundem; së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha .

Comentarios


  TË  FUNDIT  

LOGO-new_edited.png

Fakte  Botërore

Fakte Botërore për një Vizion më të qartë!

© 2020 Fakte  Botërore. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

NA NDIQNI NË :

  • Facebook - White Circle
  • White YouTube Icon
  • Twitter - White Circle
  • White Instagram Icon
  • White Facebook Icon
  • YouTube - White Circle
  • White Twitter Icon
  • White Instagram Icon

follow US

bottom of page