A E DINI SE ?
- Fakte Botërore
- Mar 3, 2020
- 1 min read

A e dini se truri i Albert Einstein është vjedhur pas vdekjes së tij ?
Kur fizikanti i njohur dhe fitues i çmimit Nobel Albert Einstein vdiq më 18 Prill të vitit 1955, ai la pas ca udhëzime më specifike kur bëhet fjalë për mbetjet e trupit të tij.
Sipas një hulumtimi të National Geographic Channel, Einstein nuk donte që kufoma e tij të adhurohej ose truri i tij të studiohej, kështu që ai udhëzoi ata që ishin përgjegjës për eshtrat e tij t'i "djegin ato, ndërsa hirin t'a shpërndajnë fshehurazi në mënyrë që të dekurajojnë adhuruesit".
Sidoqoftë, pas vdekjes së Albert Einstein, Thomas Harvey, një patolog në thirrje në Spitalin Princeton të New Jersey, nuk i zbatoi ato udhëzime.
Në vend të kësaj, ai vodhi trurin e Einstein-it.
Që atëherë, gjërat u bënë më misterioze. Kur familja e Einstein-it zbuloi, djali i tij me sa duket nuk e ka kundërshtuar vjedhjen dhe si rezultat Harvey ka qenë në gjendje që të ruaj trurin në dy kavanoza në bodrumin e tij para se ta transferonte atë në "një enë me uthull molle të fshehur nën një ftohës birre".
Comments