FACT CHECK: COVID -19 NUK qëndron në ajër !!!
- Fakte Botërore
- Mar 30, 2020
- 1 min read

Virusi që shkakton COVID -19 NUK qëndron në ajër dhe NUK bartet me rrugë ajrore. Ai transmetohet kryesisht përmes pikëzave të krijuara kur një person i infektuar kollitet, teshtit ose flet. Këto pikëza janë shumë të rënda për të qëndruar në ajër. Ato shpejt bien në dysheme ose sipërfaqe.
Ju mund të infektoheni gjatë frymëmarrjes nëse jeni në afërsi prej 1 metri të një personi që ka COVID-19, ose duke prekur një sipërfaqe tashmë të kontaminuar dhe më pas të prekni sytë, hundën ose gojën tuaj para se të lani duart.
Për të mbrojtur veten, mbani të paktën 1 metër distancë nga të tjerët dhe dezinfektoni sipërfaqet që preken më shpesh. Pastroni rregullisht dhe mirë duart dhe shmangni prekjen e syve, gojës dhe hundës.
Burimi:
Organizata Botërore e Shëndetësisë
28 Mars 2020
Comments