top of page

20 Thënie që do t'ju frymëzojnë të gjeni zërin tuaj të brendshëm



Në Ditën Botërore të Zërit, vënia theks të veçant në rëndësinë e zërit tuaj dhe të atyre që ju rrethojnë për çështjet me rëndësi është kruciale. Ne kemi përzgjedhur 20 thënie që mund t'ju frymëzojnë për të gjetur zërin tuaj të brendshëm dhe për të frymëzuar të tjerët të gjejnë të tyrin.

Lexim të kënshëm...!


1. "Ngrisni zërin për atë që e dini se është e vërtetë dhe mos kini frikë po të mos pëlqeheni ose dëboheni. Mendoj që kjo është puna më e vështirë për të qenë i drejtë për atë që shihni ." - Eva Ensler


2. "Kur e gjithë bota është e heshtur, edhe një zë i vetëm bëhet i fuqishëm." - Malala Yousafzai


3. "Ne që kemi mjete dhe zë duhet t'i përdorim për të ndihmuar ata që nuk kanë asnjërën." - Jennifer Donnelly


4. "Më duhej mjaft kohë për të formësuar zë, dhe tani që e kam, nuk do të hesht." - Madeleine Albright


5. "Kur flasim, kemi frikë se fjalët tona nuk do të dëgjohen ose nuk do të mirëpriten. Por kur heshtim, ne përsëri kemi frikë. Pra, është më mirë të flasim. "- Audre Lorde


6. "Fol me zë dhe fol qartë. Dua të dëgjoj atë që keni për të thënë, sepse ajo ka rëndësi. Le të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të respektojmë mendimet e njëri-tjetrit. "- Felicia Johnson


7. "Dhe, edhe atëherë kur refuzojnë të dëgjojnë, unë gjithsesi do të vazhdoj të flas, duke shpresuar në një mundësi të vogël që gjërat në kokën time të jenë diçka me vlerë për dikë." - Nadege Richards


8. ''Jeta jonë fillon të mbarojë ditën kur ne heshtim për gjërat që kanë rëndësi.'' - Martin Luther King


9. "Fjalët kanë më shumë rëndësi se sa ajo që është vendosur në letër. Ato shfrytëzojnë zërin e njeriut për t'i mbushur ato me një kuptim më të thellë "- Maya Angelou


10. "Gjuha mund të pikturojë atë që sytë nuk mund ta shohin". - Proverbë kineze


11. "Mos lejoni që zhurma e mendimeve të të tjerëve të përmbysë zërin tuaj të brendshëm." - Steve Jobs


12. "Asgjë nuk mund të qëndrojë në rrugën e fuqisë së miliona zërave që kërkojnë ndryshim." - Barak Obama


13. "Guximi nuk ulëron gjithmonë. Ndonjëherë guximi është ai zë i qetë në fund të ditës që thotë, 'Unë do të provoj përsëri nesër.' "- Mary Anne Radmacher


14. "Asgjë nga ajo që unë mund të bëj do të ndryshojë strukturën e universit. Por ndoshta, duke ngritur zërin tim, mund të ndihmoj më të mirën e të gjitha shkaqeve - vullnetin e mirë në mes njerëzve dhe paqen në botë.'' - Albert Einstein


15. "Kurrë mos kini frikë të ngrisni zërin tuaj për ndershmërinë, të vërtetën dhe mëshirën ndaj padrejtësive, gënjeshtrave dhe lakmisë. Nëse njerëzit në mbarë botën do ta bënin këtë, do të ndryshonin botën.'' - William Faulkner


16. "Udhëheqja nuk është ngacmim dhe udhëheqja nuk është agresion. Udhëheqja është pritja që ju mund ta përdorni zërin tuaj për mirë. Që ju ta bëni botën një vend më të mirë. "- Sheryl Sandberg


17. "Gjatë gjithë historisë, ka qenë mosveprimi i atyre që mund të kishin vepruar; indiferenca e atyre që duhet të kishin ditur më mirë; heshtja e zërit të drejtësisë atëherë kur kishte rëndësi më të madhe; kjo ka bërë të mundur që e keqja të triumfojë. " - Haile Selassie


18. "Nuk ka tregues më të sigurt të karakterit sa zëri." - Benjamin Disraeli


19. "Besoni në atë pak zë në kokën tuaj që thotë" A nuk do të ishte interesante sikur...?!" Dhe pastaj bëje ..! "- Duane Michals


20. "Gjeni zërin tuaj të brendshëm dhe frymëzoni të tjerët të gjejnë të tyrin." - Stephen Covey



Comments


  TË  FUNDIT  

LOGO-new_edited.png

Fakte  Botërore

Fakte Botërore për një Vizion më të qartë!

© 2020 Fakte  Botërore. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

NA NDIQNI NË :

  • Facebook - White Circle
  • White YouTube Icon
  • Twitter - White Circle
  • White Instagram Icon
  • White Facebook Icon
  • YouTube - White Circle
  • White Twitter Icon
  • White Instagram Icon

follow US

bottom of page