Analisti serb:Kurti nuk është i korruptuar, truri i tij i shpejt si kompjuteri, i rëndë për dialogim
- Fakte Botërore
- Feb 15, 2020
- 1 min read

Një analist politik serb, ka komentuar zhvillimet politike të javës së kaluar Kosovë - Serbi, në një intervistë në emisionin e mëngjesit në televizionin publik serb RTS1.
Ai gjatë analizës së tij e ka vlerësuar lartë intelegjencën politike të Kurtit.
Sipas tij, kryeministri kosovar, është një nga liderët e rinj më të kompletuar të diplomacisë botërore, transmeton Reporteri.net .
Analisti serb ndër të tjera ka thënë se fjalimet e Kurtit bindin çdo bashkëbisedues që ndodhet përball tij.
“Albin Kurti është Kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë, Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së, Ndërkombëtarët nuk kanë fakte ta kushtëzojnë me asgjë, është njohës perfekt i gjuhës angleze, truri i tij është i shpejtë sikur kompjuteri, intelegjenca e tij e ngritur në kulminacion, mban në mend shumë shifra dhe data, shumë i rëndë për dialogim, guximtar dhe i pakompromis në qëndrimet e tij.
Thjesht, Albin Kurti është njëri nga Liderët më të kompletuar të gjeneratës së re në Diplomacinë Botërore, fjalimet e tij bindin çdo bashkëbisedues që gjendet dhe ndëgjon përballë tij në tavolinë”, ka thënë analisti politik nga Beogradi.
Comments