top of page

Disa Mite dhe Fakte lidhur me Forumin Ekonomik Botëror në Davos



"Pesëdhjetë vjet më parë, ju e keni konceptuar idenë e Forumit Ekonomik Botëror që mbledh njerëz me prejardhje të ndryshme."


Me këto fjalë duke iu drejtuar Klaus Schwab, themeluesit dhe Drejtorit Ekzekutiv, Ursula von der Leyen - Presidentja e re e Komisionit Europian, sot edhe zyrtarisht hapi edicionin e 50-të të Forumit Ekonomik Botëror 2020.


Forumi Ekonomik Botëror mbahet çdo vit në fund të Janarit në Davos, një vendpushim malor në rajonin e Alpeve lindore të Zvicrës.


Samiti mbledh së bashku akademikët, politikanët, bizneset dhe liderët e shoqërisë civile në botë për t'u angazhuar në adresimin e çështjeve më me prioritet në agjendën globale.


Këtë vit, takimi zhvillohet nga 21-24 Janar, ndërsa në fokus do të jetë ristrukturimi i kapitalizmit, me një shtytje për t'i bërë shoqëritë më të drejta dhe për të shpëtuar planetin nga katastrofa klimatike.

Iniciativat përfshijnë mbjelljen e një trilion pemë, duke siguruar një miliardë njerëz me aftësi të reja dhe një mënyrë të re për të matur se si bizneset u shërbejnë të gjithë grupeve të interesit dhe jo vetëm aksionarëve.


Në vazhdim ju sjellim disa nga mitet dhe faktet lidhur me këtë Forum dhe për të cilat ndoshta nuk keni qenë të informuar:


1. Ky forum nuk është thjeshtë për të bërë marrëveshje të mëdha biznesi. Përafërsisht një e treta e pjesëmarrësve janë nga shoqëria civile - përfshirë grupe që bëjnë fushatë për varfërinë dhe pabarazinë, mjedisin dhe të drejtat e njeriut, si dhe akademitë dhe mediat. "Shpesh kemi më shumë sindikalistë sesa bankierë qendror, më shumë shkencëtarë Nobelist sesa ekonomist Nobelist", thotë Oliver Cann, Shefi i Komunikimeve Strategjike në Forumin Ekonomik Botëror.


2. Fakti që pjesëmarrësit në Davos janë më tepër të gjinisë mashkullore nuk është vetëm një problem për Forumin Ekonomik Botëror, ai është një problem për udhëheqjen botërore. Përqindja e grave pjesëmarrëse ngadalë po rritet. Këtë vit 24% do të jenë femra. Kjo është më shumë sesa pozicionet ministrore që mbajnë gratë në të gjithë botën (21%).

Diversiteti nuk ka të bëjë vetëm me gjininë. Në Davos vitin e kaluar, 16-vjeçarja Greta Thunberg përdori platformën e saj për t'u bërë thirrje udhëheqësve të botës dhe pjesës tjetër të botës të zgjohen dhe të ndërmarrin hapa më serioz për ndryshimet klimatike.

Këtë vit, asaj do t’i bashkohen edhe nëntë adoleshentë tjerë.


3. A është ky një takim i fshehtë?


Në vështrimin e parë duket që ky është një takim i fshehtë. Por, ka shumë më pak vende në dispozicion sesa ka njerëz që duan të marrin pjesë në këtë Samit. Për t’a informuar publikun marrin pjesë më shumë se 1.000 përfaqësues të mediave - një për çdo tre pjesëmarrës.


4. A mund të themi që ky takim në Davos zgjat vetëm katër ditë, një herë në vit dhe kaq?

Sigurisht që jo.

Takimi në Davos zgjat vetëm katër ditë, por puna e filluar atje vazhdon gjatë gjithë vitit, e mbështetur nga stafi me kohë të plotë në Forumin Ekonomik Botëror.



Burimi: Forumi Ekonomik Bëtëror

Kommentare


  TË  FUNDIT  

LOGO-new_edited.png

Fakte  Botërore

Fakte Botërore për një Vizion më të qartë!

© 2020 Fakte  Botërore. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

NA NDIQNI NË :

  • Facebook - White Circle
  • White YouTube Icon
  • Twitter - White Circle
  • White Instagram Icon
  • White Facebook Icon
  • YouTube - White Circle
  • White Twitter Icon
  • White Instagram Icon

follow US

bottom of page