top of page

Fakte për Vigdis Finnbogadottir, një nga gratë më të famshme Islandeze të të gjitha kohërave

Updated: Jan 4, 2020





- Vigdis Finnbogadóttir ka lindur në Reykjavik më 15 prill 1930.


- Ajo ishte presidentja e parë në Islandë dhe në botë e zgjedhur në mënyrë demokratike. Ajo gjithashtu mbetet femra që sherbeu më gjatë në kreun e shtetit dhe presidentja e vetme femër e Islandës deri më sot.


- Fitorja e saj e parë në zgjedhjet presidenciale më 1980 ishte e ngushtë. Ajo mori 33.8% të votave kundër rivalit të saj që mori 32.1%. Por, pasi ajo u bë e njohur, më pas në tre ciklet elektorale të vitit 1984, 1988 dhe 1992, ajo ishte pa kundërshtarë dhe u rizgjodh me 94.6% të votave.


- Edhe pse presidenca Islandeze është kryesisht një pozicion ceremonial, Vigdis mori një rol aktiv në promovimin e vendit të saj jashtë. Në këtë rrugëtim ajo shfrytëzoi moton: "Mos i leni kurrë gratë në nivel të ulët".


- Duke iu përgjigjur pyetjeve të një gazetareje gjatë një interviste, njëherë kishte thënë: "Unë kam tre mbesa dhe njerëzit ndonjëherë thonë, oh, ti ke vetëm vajza, ndërsa unë u them, oh, po, po mbledh vajzat sepse mendoj që nëse bota mund të shpëtohet, ajo do të bëhet nga gratë me ndihmën dhe miqësinë e burrave ".


-Ajo ka marrë një numër të madh gradash nderi, si kombëtare, ashtu edhe ndërkombëtare.


- Aktualisht ajo është Ambasadore e Vullnetit të Mirë të UNESCO-s, anëtare e Klubit të Madridit (një organizatë e pavarur jofitimprurëse e krijuar për të promovuar demokracinë dhe ndryshimin në bashkësinë ndërkombëtare) dhe anëtare e komitetit të nderit të Fondacionit Chirac (fondacion i lansuar në vitin 2008 nga ish-presidenti francez Jacques Chirac me qëllim të promovimit të paqes në botë).


- Vigdis Finnbogadottir është një nga gratë më të famshme Islandeze të të gjitha kohërave dhe ajo gëzon shumë respekt në mbarë botën. Ajo është gjithashtu një model për të drejta të barabarta në botë.

Comments


  TË  FUNDIT  

LOGO-new_edited.png

Fakte  Botërore

Fakte Botërore për një Vizion më të qartë!

© 2020 Fakte  Botërore. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

NA NDIQNI NË :

  • Facebook - White Circle
  • White YouTube Icon
  • Twitter - White Circle
  • White Instagram Icon
  • White Facebook Icon
  • YouTube - White Circle
  • White Twitter Icon
  • White Instagram Icon

follow US

bottom of page