top of page

Fillimi  i  ri  i  Albin  Kurtit  në  Kosovë

A do të mundet që kryeministri i ri t'i japë fund pozicionimit aktual me Serbinë?

"Gjërat po bëhen më dinamike në Kosovë." Kështu fillon artikulli të cilin gazeta prestigjioze " The Economist " i ka dedikuar kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti. Gazeta në vazhdim shkruan se që nga 3 Shkurti ky vend i ri ka një kryeministër të ri dinamik, i cili dëshiron të dëbojë nga politika guerilët që luftuan për pavarësi në vitet 1990, të cilët sipas Kurtit, më pas u morën me plaçkitjen e shtetit. Albin Kurti, 44 vjeç, thotë se detyra e qeverisë së tij është të "çlirojë shtetin tonë nga brenda". "Shumë shpresojnë se ai do të jetë mjaft fleksibël për t'i dhënë fund qëndrimit me Serbinë, e cila është një nga mosmarrëveshjet e fundit territoriale të Evropës", shkruan gazeta më tej. Poashtu, artikulli flet për presionet e diplomatëve të huaj ndaj Kurtit për të hequr tarifën 100% në mënyrë që të rifillojë dialogu me Serbinë. Përmendet edhe administrata e Trumpit, e cila, sipas tyre, është e etur për një sukses të politikës së jashtme para zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, që mendohet se do të detyrojë Kurtin të bëjë një marrëveshje. Ndryshe, Kosova, shumica e njerëzve të së cilës janë shqiptarë etnikë, është shtet i pavarur që nga viti 2008. Shumica e vendeve të tjera e kanë njohur atë, por Serbia, Rusia dhe pesë vendet e BE-së, ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Comments


  TË  FUNDIT  

LOGO-new_edited.png

Fakte  Botërore

Fakte Botërore për një Vizion më të qartë!

© 2020 Fakte  Botërore. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

NA NDIQNI NË :

  • Facebook - White Circle
  • White YouTube Icon
  • Twitter - White Circle
  • White Instagram Icon
  • White Facebook Icon
  • YouTube - White Circle
  • White Twitter Icon
  • White Instagram Icon

follow US

bottom of page