top of page

Franca konfirmon tre pacientë të infektuar me koronavirusin e ri



Franca të Premten konfirmoi tre pacientë që ishin infektuar me koronavirusin e ri. Këto janë rastet e para të raportuara në atë kontinent pasi rasti i dytë në SHBA ishte raportuar në Chicago më herët gjatë ditës, njofton abcNEWS. Një banore nga Chicago, një grua në të 60-at, kishte udhëtuar në Wuhan, Kinë, në fund të Dhjetorit. Ajo u shtrua në spital dhe ishte në gjendje të qëndrueshme, sipas zyrtarëve shëndetësor të Illinois. Zyrtarët e shëndetësisë raportuan rastin e parë në SHBA të koronavirusit më 21 Janar, kur u diagnostikua në Uashington një burrë në të 30-at e tij, i cili së fundmi kishte udhëtuar në Wuhan. Më shumë se 900 raste të koronavirusit janë raportuar deri më tani në të gjithë botën. Përveç kësaj, Komisioni Kombëtar i Shendetësisë në Kinë, raportoi për tre raste tjera të konfirmuara në Tajlandë, dy në Vietnam dhe nga një rast në Japoni, Singapor dhe Korenë e Jugut.

Comments


  TË  FUNDIT  

LOGO-new_edited.png

Fakte  Botërore

Fakte Botërore për një Vizion më të qartë!

© 2020 Fakte  Botërore. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

NA NDIQNI NË :

  • Facebook - White Circle
  • White YouTube Icon
  • Twitter - White Circle
  • White Instagram Icon
  • White Facebook Icon
  • YouTube - White Circle
  • White Twitter Icon
  • White Instagram Icon

follow US

bottom of page