Harry dhe Meghan hoqën dorë nga titujt mbretëror, por cila është arsyeja e vërtetë për këtë vendim?
- Fakte Botërore
- Jan 20, 2020
- 3 min read

Princi Harry dhe gruaja e tij, Meghan, kanë bërë zgjedhjen e tyre. Ata njoftuan për shkëputjen e tyre radikale nga një jetë mbretërore, nga protokolli i Pallateve dhe presioni i vazhdueshëm i shtypit në një mënyrë jetese të vetëfinancuar dhe të pavarur në Amerikën e Veriut, ose më saktë në Kanada.
Pasi rregullat e reja të hyjnë në fuqi këtë pranverë, Harry dhe Meghan nuk do të kenë mundësi t’i shfrrytëzojnë titujt mbretëror “Lartëmadhëria e tij” dhe Lartëmadhëria e saj Mbretërore” dhe nuk do të jenë më në gjendje të përfaqësojnë zyrtarisht Mbretëreshën Elizabeth II, në ngjarjet nëpër botë.
Me këtë vendim të çiftit atyre u hiqet mundësia e shfrytëzimit të fondeve mbretërore nga taksapaguesit britanik, madje ata do të duhet të paguajnë edhe £2.4 milion para të taksapaguesve, të shpenzuar për rinovimin e shtëpisë së tyre pranë Kalasë Windsor.
"Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë anëtarë shumë të dashur të familjes time," është shprehur Mbretëresha Elizabetë II në një deklaratë për Sky News.
Unë i di sfidat që ata kanë përjetuar si rezultat i një kontrolli intensiv gjatë dy viteve të fundit dhe mbështes dëshirën e tyre për një jetë më të pavarur.
Dua t'i falënderoj për gjithë punën e tyre të përkushtuar në vend dhe më gjerë, dhe jam veçanërisht krenare për faktin se si Meghan u bë kaq shpejt një person i rëndësishëm i familjes mbretërore.
Është shpresa e tërë familjes time që marrëveshja e sotme u lejon atyre të fillojnë të ndërtojnë një jetë të re, të lumtur dhe paqësore."- thotë ajo mes tjerash.
Por cila është arsyeja e vërtetë për një vendim të tillë të çiftit?
Që nga martesa e tyre, në vazhdimësi Meghan kishte vuajur nga vëzhgimi i tepërt i mediumeve, për të cilën Princi Harry edhe kishte nxjerr në gjyq disa tabloide britanike.
Ai në një intervistë ka deklaruar se për një kohë të gjatë kishte qenë i shqetësuar si një dëshmitar i heshtur për vuajtjet e bashkëshortes së tij, gjë të cilën e kishte përjetuar edhe si fëmijë për presionin që përjetonte e ëma e tij nga ana e mediumeve.
Vjen në një pikë kur gjithçka që duhet bërë është të ngrihesh kundër një sjelljeje të tillë sepse shkatërron njerëzit dhe shkatërron jetë njerëzish.
Sigurisht që ka shumë gjëra që të lëndojnë, sidomos kur shumica e tyre janë të pavërteta. Por ne duhet të jemi të vërtetë dhe duhet të jemi vetvetja, duke qëndruar në këmbë për atë që ne besojmë.
Çdogjë që ajo ka përjetuar për çdo ditë ka qenë e jashtëzakonshme. Dhe, ky nuk jam unë që jam paranojak, vetëm nuk dua që e kaluara të përsëritet.
Unë nuk dua të jem i detyruar për të luajtur një lojë që vrau nënën time.
Nëna ime qartë më mësoi disa vlera, të cilat do t'i zbatoj dhe mbështes gjithmonë.Unë gjithmonë do ta mbroj familjen time dhe tani kam një familje që duhet mbrojtur. - ka thënë ai mes tjerash.
Ndërsa Meghan në anën tjetër është shprehur se nuk është me rëndësi vetëm të mbijetosh ndaj një sfide, ky nuk është dhe nuk duhet të jetë qëllimi i jetës. Ju duhet të ngriteni, të përparoni dhe të jeni të lumtur në të njejtën kohë.
Harry dhe Meghan janë të vetëdishëm për çmimin e kësaj lirie dhe jete të pavarur të tyre.
Meghan kishte marrëdhënie të mira dhe korrekte me shtypin gjatë karrierës së saj të aktrimit, dhe çlirimi i saj nga organizata mediatike e Pallatit do t'i japë asaj shumë më tepër kontroll mbi qasjen në media.
Ajo dhe Harry do të jenë në gjendje të zgjedhin mundësitë e mediave në një bazë strategjike dhe nuk do të duhet të marrin pjesë në ngjarje të mbuluara nga reporterët mbretëror të U.K.
Përveç kësaj, ata do të kenë mundësi që lirshëm të nxjerrin djalin e tyre Archie-n në shetitje pa patur nevojë të ndjekin protokolin dhe ceremonitë e Pallatit Mbretëror. Dhe çfarë është më rëndësishmja, ai kurrë nuk do të lejonte që djali i tij të rritej pa nënën e tij.
Comments