Korab Shaqiri mban premtimin...! Ai i bëri dhuratën më të bukur të birit për ditëlindje
- Fakte Botërore
- Feb 13, 2020
- 2 min read

Pak ditë më parë, këngëtari i njohur Kosovar Ilir Shaqiri në një postim të tij në Facebook kishte publikuar një poezi për të cilën thoshte se u dedikohet të gjithë fëmijëve.
"Nipi im, Alteu, me datën 13 shkurt, ka ditëlindjen dhe Korabi më ka premtuar që këtë poezi të na e sjell të kënduar dhe me video-klip" - kishte shkuar ai.
Sot, me rastin e ditëlindjes së djalit të tij,Alteut, Korab Shaqiri i bëri dhuratën më të bukur atij duke i dedikuar këngën "Biri im" të shoqëruar me një klip të veçantë.
Me këtë rast ai jo vetëm që u përkujdes që të birit t'ia bëjë edhe më të veçantë këtë ditë, por në të njëjtën kohë ai mbajti edhe premtimin që i kishte dhënë të atit.
Në vazhdim ju sjellim tekstin dhe videoklipin e këngës:
BIRI IM
Më erdhe si një engjëll në kraharorin tim
dhe të desha fort, siç syri do dritën,
pranverë u bë dimri, behar shpirti im,
ca ndjenja të pamatshme mbi gjithçka u ngritën!
Sa e sa mëngjese do të zbardhin pa gjumë,
duke të t’parë ty sesi ndryshon përditë
dhe globi nuk paska bukuri më shumë
se buzëqeshja jote kur s’pari shkënditë!
Bekimin ti merr prej meje
në çdo udhë të jetës,
në çdo hap të saj
përqafoje ëndrrën
me afsh të së vërtetës
dhe bëhu, që dikush
t’ketë dëshirë të të ngjajë!
Do rritesh me dëshira përkrah fëmijëve të botës
ku puna e dashuria janë i vetmi qëllim,
të mplakesh duke mësuar mbi librat e kohës
e kohës t’i ngjash gjithmonë, biri im!
Jetëbardhë të më rritesh në këtë truall të vjetër
me hijeshinë e malit e bukurinë e detit,
asgjë s’ka në botë që duhet ta kesh patjetër,
përveç lirisë dhe identitetit!
Ilir SHAQIRI
https://youtu.be/Z2cjC-kGELI
Comentarios