top of page

KUSH ËSHTË ARBA KOKALARI DHE CILI ËSHTË MISIONI I SAJ?



Arba Kokalari është një politikane shqiptare në Partinë e Moderuar, e cila jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj politik në Suedi. Ka lindur më 27 Nëntor 1986 në Tiranë, Shqipëri.


Ajo u zgjodh Anëtare e Parlamentit Evropian në zgjedhjet e fundit të Parlamentit Evropian 2019 në Suedi.


Që atëherë, respektivisht që nga 2 Korriku i këtij viti, ajo është anëtare e Komisionit për Tregun e Brendshëm dhe Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Komisionit për të Drejtat e Grave dhe Barazinë Gjinore.


Përveç rolit dhe angazhimit të saj në dy komisionet e lartëpërmendura, ajo së fundmi është zgjedhur edhe anëtare e delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.


Ajo numëron tre fushat kryesore në të cilat do të fokusohet angazhimi i saj si pjesë e këtij delegacioni, edhe atë: klima, tregtia dhe siguria.


“SHBA - të kanë nevojë për Evropën dhe Evropa ka nevojë për SHBA - të’’, shkruan ajo në statusin e saj në Facebook.


Comments


  TË  FUNDIT  

LOGO-new_edited.png

Fakte  Botërore

Fakte Botërore për një Vizion më të qartë!

© 2020 Fakte  Botërore. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

NA NDIQNI NË :

  • Facebook - White Circle
  • White YouTube Icon
  • Twitter - White Circle
  • White Instagram Icon
  • White Facebook Icon
  • YouTube - White Circle
  • White Twitter Icon
  • White Instagram Icon

follow US

bottom of page