Kuvendi i Kosovës miratoi vendimin për sigurimin e buxhetit për muajin Mars
- Fakte Botërore
- Feb 13, 2020
- 1 min read

Me 100 vota "për" Kuvendi i Kosovës ka miratuar kërkesën e Qeverisë për zgjatje buxhetore për muajin mars 2020.
Kërkesën për ndarje buxhetore edhe për muajin Mars para deputetëve e ka paraqitur ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi.
Kjo bëhet me qëllim që të kryhen obligimet deri në miratimin e ligjit të buxhetit për vitin 2020.
Ky propozim-ligj është mbështetur edhe nga deputetët e opozitës.
Comments