top of page

Musine Kokalari, një nga veprimtaret politike dhe kulturore më të shquara të shekullit të XX

Updated: Feb 11, 2020



Sot kujtojmë një nga veprimtaret më të shquara të jetës politike e kulturore të shekullit të XX, Musine Kokalari e lindur në këtë ditë të vitit 1917 në Adana të Turqisë. Ajo ka qenë ndër shkrimtaret e para në Shqipëri dhe themeluese e gazetës "Zëri i lirisë" . Më 1943 së bashku me Mit'hat Aranitin dhe miq të të tjerë, themeloi Partinë Socialdemokrate. Më 12 nëntor 1944 iu pushkatuan pa gjyq vëllezërit Muntaz e Vejsim Kokalari. E përndjekur nga pushkatimi i vëllezërve dhe duke pasë qenë themeluese e partisë Social-Demokrate dhe organit të shtypit "Zëri i lirisë" u arrestua më 17 janar 1946 dhe e mbajtën 17 ditë në burg. Më 2 korrik të po atij viti u dënua me 20 vjet burgim nga gjykata ushtarake e Tiranës si sabotatore dhe armike e popullit. Në letrën e saj dërguar Aleatëve të saj pas arrestimit ajo kërkonte zgjedhje të lira dhe lirinë e shprehjes. Në gjykatë, Kokalari mbajti këtë qëndrim:

"Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim! Unë e dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua progresin e tij. Edhe pse ju keni fituar luftën, edhe pse ju keni fituar zgjedhjet, ju nuk mund ti persekutoni ata që kanë mendime të ndryshme politike nga ato tuajat. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju po më dënoni për idetë e mia. Unë nuk kërkoj falje, sepse unë nuk kam bërë asnjë faj!"

Comments


  TË  FUNDIT  

LOGO-new_edited.png

Fakte  Botërore

Fakte Botërore për një Vizion më të qartë!

© 2020 Fakte  Botërore. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

NA NDIQNI NË :

  • Facebook - White Circle
  • White YouTube Icon
  • Twitter - White Circle
  • White Instagram Icon
  • White Facebook Icon
  • YouTube - White Circle
  • White Twitter Icon
  • White Instagram Icon

follow US

bottom of page