Një zbulim i papritur që mund të kurojë të gjitha llojet e kancerit
- Fakte Botërore
- Jan 22, 2020
- 1 min read

Shkencëtarët Britanik kanë zbuluar aksidentalisht një lloj të ri qelizash që vret shumicën e kancereve. Zbulimi i ri mund të jetë një përparim i madh në kërkimin e një kure universale për kancerin, shkruan gazeta britanike “The Telegraph”.
Sistemi ynë imunitar është mbrojtja natyrale e trupit tonë kundër infeksionit, por gjithashtu sulmon qelizat kanceroze.
Shkencëtarët në vazhdimësi kërkojnë mënyra “jokonvencionale” dhe më parë të pazbuluara që sistemi imunitar sulmon në mënyrë të natyrshme tumoret.
Por, çfarë në të vërtetë kanë gjetur ata?
Një grup studiuesish nga Universiteti i Cardifit derisa po analizonin një pasqyrë gjaku duke provuar të gjejnë qelizat e bardha të gjakut në të, ata rishtazi zbuluan një lloj krejtësisht të ri të T- qelizës, e cila mbart një receptor që mund të zbulonte dhe të vriste një gamë të gjerë qelizash kancerogjene në laborator, përfshirë qelizat e mushkërive, lëkurës, gjakut, zorrës së trashë, kockës, prostatës, vezoreve, veshkave dhe qelizat e kancerit të qafës së mitrës, pa i dëmtuar qelizat dhe indet e shëndetshme, transmeton Telegrafi.
Sipas profesorit Andrew Sewell, drejtues i studimit dhe ekspert i këtij lloji të qelizave në Universitetin Medical Cardiff, ky zbulim mund të përdoret për krijimin e një kure universale për shumë kancere.
"Ka një mundësi këtu për të trajtuar çdo pacient," tha studiuesi Prof Andrew Sewell për BBC.
"Më parë askush nuk ka besuar se kjo do të ishte e mundur,”- shtoi ai.
Gjetjet, të botuara në Nature Immunology, nuk janë testuar tek pacientët, por studiuesit she ekspertët shprehen optimist lidhur me këtë.
Lucia Mori dhe Gennaro De Libero, nga Universiteti i Bazelit në Zvicër, kanë thënë që pavarësisht që studimi është në një fazë shumë të hershme, ai ka “një potencial shumë të madh”.
Comments