OBSH po shqyrton mundësinë për të deklaruar koronavirusin e ri një emergjencë ndërkombëtare
- Fakte Botërore
- Jan 22, 2020
- 2 min read

Për t'iu përgjigjur përhapjes së shpejtë të koronavirusit, këshilli i Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të mblidhet për të vendosur nëse do ta shpallë virusin një "emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar", njofton abcNEWS.
Koronavirusi i ri që ka origjinën në Wuhan, Kinë, vazhdon të përhapet, me të paktën 440 njerëz të sëmurë në Kinë dhe raste të tjera të raportuara midis udhëtarëve nga vendet jashtë Kinës, përfshirë një pacient në Shtetet e Bashkuara.
Për t'u shpallur kjo gjendje, përhapja e virusit do të duhet të ngrihet në nivelin e të qenurit "një ngjarje e jashtëzakonshme" që rrezikon shëndetin publik ndërkombëtar, sipas udhëzimeve procedurale të OBSH.
Kjo gjithashtu sugjeron që vendet e tjera të mos pranojnë turistë dhe vizitorë për çfarëdo arsye nga Kina.
Deri më tani, 17 njerëz në provincën Hubei të Kinës, kanë vdekur nga koronavirusi i ri.
Vetëm një numër i vogël sëmundjesh, përfshirë përhapjen e Ebolës në Afrikën Perëndimore, pandeminë e gripit dhe virusin Zika, kanë qenë serioze dhe mjaft të përhapura për të përbërë një emergjencë ndërkombëtare. As përhapja e SARS dhe MERS, të cilat janë në të njëjtën familje me koronavirusin e ri, nuk u vlerësuan si një emergjencë ndërkombëtare.
Takimi i OBSH vjen pasi Presidenti Donald Trump u takua me udhëheqës botërorë dhe të biznesit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, këtë javë.
Është vetëm një person që vjen nga Kina, dhe ne e kemi nën kontroll. Do të jetë mirë," tha presidenti.
Pacienti është shtruar në spital dhe në gjendje të mirë, sipas zyrtarëve shëndetësorë në Uashington dhe në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të cilët po kryejnë gjurmime kontakti për të përcaktuar nëse ndonjë individ me të cilin pacienti ka ardhur në kontakt ka qenë i ekspozuar ndaj virusit.
Comments