top of page

OBSH Shpall Përhapjen e Koronavirusit një Emergjencë Globale Shëndetësore


Organizata Botërore e Shendetësisë të enjten shpalli përhapjen e koronavirusit të ri një emergjencë globale për shkak të rritjes së numrit të pacientëve të infektuar.


"Arsyeja kryesore nuk është ajo që po ndodh në Kinë, por ajo që po ndodh në vendet e tjera," njoftoi shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi në Gjenevë, Zvicër.


"Shqetësimi ynë më i madh është mundësia që virusi të përhapet në vendet me sisteme të dobëta shëndetësore, dhe të cilat janë të papërgatitura për t'u përballur me të," shtoi Ghebreyesus.


Përhapja e virusit - i cili ka vrarë të paktën 170 njerëz që nga e enjtja dhe infektuar gjithsej 7.834 - u raportua për herë të parë nga zyrtarët kinezë, pasi ai filloi në një treg kafshësh dhe ushqimesh deti në qytetin Wuhan.


Coronavirus, ose 2019-nCoV, tani thuhet se mund të bartet edhe midis njerëzve; 38 vdekje të reja dhe 1,737 raste të reja të infektuara janë raportuar në 24 orët e fundit.


Afërsisht 99 përqind e të gjitha rasteve të virusit - 7,736 njerëz të infektuar - janë shfaqur në Kinë por ai është përhapur në të paktën edhe 18 vende tjera.


Tani ka pasur 98 raste të virusit jashtë Kinës - përfshirë tetë raste të transmetimit nga njeriu tek njeriu në katër vende: Gjermani, Japoni, Vietnam dhe SHBA, konfirmoi OBSH, duke shtuar se nuk ka pasur vdekje jashtë Kinës .


Ai theksoi se deklarata e urgjencës nuk ka për qëllim të "ndërhyjë në mënyrë të panevojshme në udhëtimet dhe tregtinë ndërkombëtare", dhe "nuk rekomandon kufizimin e tregtisë dhe lëvizjes".


Por, Ghebreyesus u bëri thirrje të gjitha vendeve të botës të punojnë së bashku për të mbështetur sistemet më të dobëta shëndetësore, të zhvillojnë dhe shpërndajnë vaksinat dhe të parandalojnë transmetimin e virusit.


" Duhet t’a mbajmë në mend se këta janë njerëz, jo numra," tha Ghebreyesus.

Comments


  TË  FUNDIT  

LOGO-new_edited.png

Fakte  Botërore

Fakte Botërore për një Vizion më të qartë!

© 2020 Fakte  Botërore. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

NA NDIQNI NË :

  • Facebook - White Circle
  • White YouTube Icon
  • Twitter - White Circle
  • White Instagram Icon
  • White Facebook Icon
  • YouTube - White Circle
  • White Twitter Icon
  • White Instagram Icon

follow US

bottom of page