Përkundër akuzave të ndërsjella, Kurti optimist për arritjen e marrëveshjes
- Fakte Botërore
- Jan 18, 2020
- 2 min read
Updated: Jan 19, 2020

Përkundër akuzave të ndërsjella dhe ngecjes së negociatave, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është optimist për arritjen e marrëveshjes për krijimin e një koalicioni për qeverisje të përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ai në një intervistë të shkurtër dhënë për TV Klan Kosova, thotë se janë afër marëveshjes me LDK-në.
“Në takimin e fundit në propozimin tonë na është thënë se do të kthehen në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për ta marrë mendimin.
Nuk jam në dijeni se ka diçka të re në këtë aspekt, mirëpo është e domosdoshme të arrijmë marrëveshje të qeverisim bashkë.
Këtë na e kërkojnë qytetarët çdo ditë, këtë e ka kërkuar edhe vullneti i tyre më 6 Tetor të vitit të kaluar dhe besoj që me përgjegjësi politike dhe me interes qytetar e shtetëror, do duhej të ulemi dhe të merremi vesh dhe ta mgrisim në këmbë Republikë e kosovës” - ka thënë ai mes tjerash.
Në pyetjen e gazetares se si është situata dhe disponimi, jemi afër apo larg një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kësovës, ai përgjigjet:
E kam thënë edhe më herët se jemi afër, jemi aq afër saqë po u afruam edhe më, merremi vesh. Mirëpo nuk ka takime tash e 8 ditë, ndërkohë që unë jam çdo ditë në Kosovë dhe jam edhe i gatshëm edhe i interesuar.
Lidhur me presionin që i bëhet nga ana e Presidentit, ai thotë që propozimin tonë do t’ia dërgojmë, por kjo do të ndodh pasi të arrijmë marrëveshje me LDK-në.
Ndërsa për mundësinë e një qeverie të pakicës, ai përgjigjet në këtë mënyrë: “unë dëshiroj që Qeveria jonë të jetë qeveri e shumicës ku bënë pjesë Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës, pakicat joserbe e ndoshta edhe ndonjë deputet tjetër i cili do të konsideroj që populli ka pasur të drejtë më 6 Tetor dhe Kosovën e presin ditë të mira në vijim.
Ne jemi për marrëveshje e cila do ta bëjë qeverinë e re të paparë në Kosovën e pasluftës” - përfundon ai.
Comments