top of page

Rruga e Gjatë Për Barazinë Gjinore

Sipas të dhënave të fundit të grumbulluara nga Forumi Ekonomik Botëror dhe të publikuara në Raportin e Boshllëkut Gjinor për vitin 2020, me ritmin e tanishëm të ndryshimit, do të nevojitet pothuajse edhe një shekull për arritjen e barazisë gjinore.

Më saktësisht, hendeku gjinor global nuk do të mbyllet edhe për 99.5 vite të tjera.

Duke filluar që nga viti 2006, Indeksi Global i Boshllëkut Gjinor bën matjen e

shtrirjes së boshllëqeve në bazë gjinore në katër dimensionet kryesore: Pjesëmarrja Ekonomike dhe Mundësia; Të arriturat në Arsim; Shëndeti dhe Mbijetesa; dhe Fuqizimi Politik, si dhe ndjek në vazhdimësi çdo përmirësim dhe përparim drejt mbylljes së këtyre boshllëqeve.


Nëse vështrojmë në aspekte dhe dimensione të veçanta të hendekut, do të vërejmë që ka dimensione të tilla ku ka përmirësime të dukshme siç është rasti me të arriturat në Arsim si dhe Shëndeti dhe Mbijetesa. Por, ka të tilla dimensione ku përparimi është shumë i vogël ose nuk ka fare.

Bazuar në ritmin aktual, hendeku arsimor duket se do të zvogëlohet pothuajse plotësisht brenda 12 viteve të ardhshme.


Nga ana tjetër, nga të katër nënindekset, mesatarisht, pabarazia më e madhe gjinore mbetet përsëri hendeku i Fuqizimit Politik.

Pavarësisht se këtë vit ky dimension është përmirësuar dhe është përshpejtuar ritmi i përparimit drejt barazisë, vetëm 24.7% e hendekut është mbyllur. Ndërsa, do të nevojiteshin edhe 94.5 vite po me këtë ritëm të shpejtë, për të mbyllur plotësisht këtëb boshllëkgjinor.


Shikuar globalisht, 108 vende nga 149 të përfshira në botimin aktual dhe atij të vitit të kaluar, kanë përmirësuar rezultatet e tyre të përgjithshme, kryesisht me rritjen e numrit të grave në Parlament. Megjithatë, deri më tani vetëm 25% nga këto 35,127 vende globale janë zënë nga gratë dhe vetëm 21% e 3,343 ministrave janë gra, ndërsa

në disa vende, gratë nuk përfaqësohen fare.


Hendeku i dytë më i madh me një stagnim të vogël që nga viti i kaluar mbetet Pjesëmarrja Ekonomike dhe Mundësia.

Mungesa e përparimit për një kohë të gjatë në mbylljen e hendekut në këtë dimension çon edhe mëtej në zgjatjen e kohës që do të nevojitet për të mbyllur këtë boshllëk.

Me ritmin e ngadaltë të realizuar gjatë periudhës 2006-2020, do të duhen edhe 257 vite për mbylljen e plotë të këtij boshllëku.


Për fat të keq në këtë dimension ka më së paku përparim, ndërsa është një nga dimensionet mjaftë të rëndësishme. Ngase, sado i madh të jetë përparimi në të tre dimensionet e tjera, mosvënia në funksion e këtyre kapaciteteve dhe arritjeve, përsëri nënkupton stagnim të përgjithshëm.


Por, fatmirësisht Raporti i këtij viti vë në pah urgjencën në rritje për të vepruar, ndërsa shtigjet për përshpejtimin e barazisë gjinore gjithashtu janë bërë më të dukshme.

Pa përfshirjen e barabartë të gjysmës së talentit të botës, ne nuk do të jemi në gjendje të bëjmë rritjen e ekonomive tona për prosperitet më të madh ose për të arritur Synimet e OKB-së për Zhvillim të Qëndrueshëm.


Pesë vendet e para më të përmirësuara në indeksin e përgjithshëm për këtë vit janë: Etiopia, Spanja, Mali, Shqipëria dhe Meksika.

Të gjitha këto shtete mbyllën boshllëqet e tyre me 3.4 pikë përqindje ose më shumë,

dhe te të gjitha evidentohet një rritje e konsiderueshme e pranisë së grave nëpër institucionet politike.



Burimi: Forumi Ekonomik Botëror

Comments


  TË  FUNDIT  

LOGO-new_edited.png

Fakte  Botërore

Fakte Botërore për një Vizion më të qartë!

© 2020 Fakte  Botërore. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

NA NDIQNI NË :

  • Facebook - White Circle
  • White YouTube Icon
  • Twitter - White Circle
  • White Instagram Icon
  • White Facebook Icon
  • YouTube - White Circle
  • White Twitter Icon
  • White Instagram Icon

follow US

bottom of page