top of page

Vajza 13-vjeçare e Kobe Bryant, Gianna Maria Onore Bryant në mesin e të vdekurve nga aksidenti fatal



Bota e sportit është tronditur dhe është në zi pasi legjenda në pension e basketbollit amerikan, Kobe Bryant, 41 vjeç, vdiq të dielën në mëngjes në një përplasje me helikopter në Calabasas, Kalifornia, njofton CNN. Bryant është një nga nëntë të vrarët e ekuipazhit kur helikopteri privat zbriti në Calabasas, rreth 65 kilometra në veri-perëndim të qytetit. Vajza 13-vjeçare e Kobe Bryant, Gianna Maria Onore Bryant ka humbur jetën gjithashtu në këtë aksident fatal. Bryant ishte i njohur për mënyrën e udhëtimit të tij. Ai shfrytëzonte helikopterin e tij privat kur duhej të udhëtonte nga shtëpia e tij në lojëra në Los Angeles për të shmangur trafikun e keq të qytetit. Ai e kaloi gati gjithë karrierën e tij si lojtar në Los Angeles Lakers - duke fituar pesë kampionate në NBA dhe çmimin e Lojtarit më të vlefshëm të ligës në 2008. Ai është golashënuesi i katërt kryesor në të gjitha kohërat. Pasi njoftoi pensionin e tij për shkak të lëndimeve, Bryant shënoi 60 pikë të mahnitshme në lojën e tij të fundit në 2016. Vargjet me titullin “Dear Basketball”, me të cilat ai i dha lamtumirën Lakers në vitin 2017, u shndërruan në një film të shkëlqyer të animuar. Ndërsa, në vitin 2018 ka pranuar çmimin Oscar për Filmin e shkurtër të animuar më të mirë. Karriera e tij pas NBA përfshinte krijimin e një fondacioni bamirës dhe drejtimin e një kampi veror basketbolli për fëmijë.

Comments


  TË  FUNDIT  

LOGO-new_edited.png

Fakte  Botërore

Fakte Botërore për një Vizion më të qartë!

© 2020 Fakte  Botërore. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

NA NDIQNI NË :

  • Facebook - White Circle
  • White YouTube Icon
  • Twitter - White Circle
  • White Instagram Icon
  • White Facebook Icon
  • YouTube - White Circle
  • White Twitter Icon
  • White Instagram Icon

follow US

bottom of page