top of page

VAJZA E VOGËL QË PO BËN HISTORI



Greta Thunberg, in 2018 / Picture by Jan Ainali

,, Vajzat e vogla me ëndërra bëhen gra me vizion’’ , është një thënie që jo rrallë në të kaluarën ka inspiruar vajza të reja anembanë botës për nxitjen dhe inicmin e lëvizjeve dhe aktiviteteve për ndryshime konkrete. Të tilla lëvizje dhe aktivitete janë evidente edhe në ditët e sotme. Rasti më i freskët është adoleshentja Greta Thunberg, e cila po bën histori me aktivitetet dhe zërin e saj drithërues, por në të njëjtën kohë inkurajues dhe mbresëlënës.

Por, kush është Greta Thunberg dhe cili është misioni i saj?

Greta Thunberg është një adoleshente 16 vjeçare nga Suedia aktiviste e përkushtuar kundër ndrshimeve klimatike. Në Gusht të vitit të kaluar ajo lançoi në shkollë idenë e saj për bojkot të mësimit për të inkurajuar dhe kërkuar nga liderët vendas dhe bëtëror marrjen e hapave më serioz dhe konkret në parandalimin e ngrohjes globale dhe pasojave të saj. Edhe pse ideja e saj nuk u përkrah nga bashkëmoshatarët e saj, ajo ishte e vendosur në atë që po bënte, bile edhe pa leje të prindërve të saj, pavarësisht moshës që kishte.

Por, e gjithë kjo jo pa vetëdije dhe pa arsye. Ajo tashmë kishte fituar njohuri të mëdha rreth ndryshimeve klimaterike dhe pasojave të saj, pjesën më të madhe me vetëiniciativë duke lexuar dhe mësuar në vazhdimësi. Për më tepër, ajo është një nga fitueset e një konkursi letrar ku ka publikuar artikullin e saj me temë ,, Mjedisi’’ në gazetën Suedeze ,,Svenska Dagbladet’’.

Më 20 Gusht të 2018, ajo filloi e vetme të bojkotoj mësimin çdo të Premte dhe u vendos para ndërtesës së Parlamentit në Suedi për të protestuar kundër ndryshimeve klimatike me moton: ,,Bojkot shkollës për klimën’’. Ajo shpërndante fletushka me fakte për krizën klimatike si dhe për t’i njoftuar qytetarët pse po protestonte. Me publikimin e saj të parë në rrjetet sociale, menjëherë filluan ti ofrohen gazetarët dhe mediumet tjera nga vende të ndryshme. Pas tri javesh protestë para ndërtesës së Parlamentit, më 6 Shtator filluan ti bashkangjiten edhe qytetarë tjerë. Ajo iu drejtua atyre por njëkohësisht u bëri thirrje edhe vendeve tjera me fjalët: ,,Unë do të vazhdoj me bojkotin shkollor. Çdo të Premte që nga sot do të qëndroj jashtë Parlamentit Suedez derisa Suedia të mbështesë dhe të veproj në përputhje me marrëveshjen e Parisit. Kërkoj që edhe ju të bëni të njëjtën, të qëndroni para Parlamenteve ose Qeverive të vendeve tuaja derisa vendi juaj të jetë në një rrugë të sigurtë për një objektiv të ngrohjes nën dy(2) shkallë. Koha është shumë më e shkurtër sesa ne mendojmë, dështimi do të thotë shkatërrim. Ndryshimet e kërkuara janë të mëdha dhe ne duhet të kontribuojmë në çdo pjesë të jetës sonë të përditshme, sidomos ne në vendet e pasura, ku asnjë popull nuk po bën sa duhet. Të rriturit na kanë dështuar dhe pasi që shumica e tyre, duke përfshirë shtypin dhe politikanët, vazhdojnë të injorojnë situatën, ne duhet t'a marrim atë në duart tona duke filluar që sot. Çdokush është i mirëpritur, çdokush është i nevojshëm. Ju lutemi bashkohuni! ''


Thirrjes së saj iu përgjigjën qindra e mijëra nxënës dhe studentë të cilët po mobilizohen dhe po protestojnë nëpër qytete të ndryshme të Europës. Ajo u bë figurë e famshme dhe atraktive për shumë gazetarë dhe mediume në mbarë botën. 16 vjeçarja Greta Thunberg gjithnjë e më shumë po fiton përkrahje dhe admirim nga bashkëmoshatarë të saj dhe të rritur me fjalimet e saj nëpër konferenca dhe evenimente me rëndësi botërore. Në Dhjetor të 2018 mori pjesë dhe mbajti fjalim në Konferencën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara në Poloni. Në Janar të këtij viti ajo iu drejtua edhe elitave të biznesit në Davos. Tani, ajo ka pothuajse më shumë ndjekës nëpër rrjetet sociale sesa vetë liderët e partive të Gjelbërta. Kështu, protesta e saj e verës së kaluar të cilën e filloi e vetme para Parlamentit Suedez në vendin e saj, u shndërrua në lëvizje mbarëbotërore duke sfiduar politikanët për të vepruar. Jo më larg se të enjten e kaluar, ajo mbajti një fjalim në Komitetin Ekonomik dhe Social Europian para Presidentit Juncker. Menjëherë pas fjalimit të saj, presidenti Juncker u zotua se ¼ e tërë buxhetit të UE do të alokohet për zvogëlimin e ndryshimeve klimatike në periudhën e ardhshme financiare 2021-2027. Por, Greta Thunberg nuk ndalon këtu. Si një yll në rritje, ajo po planifikon një mobilizim të madh global më 15 Mars të këtij viti. Kjo vetëm edhe njëherë dëshmon për vërtetësinë e thënies së lartëpërmendur.

Në vazhdim ju sjellim disa thënie mbresëlënëse të Greta Thunberg të shkëputura nga fjalimet e saja:


"Shumë njerëz thonë se Suedia është thjesht një vend i vogël dhe se nuk ka rëndësi se çfarë bëjmë. Por unë kam mësuar se nuk je kurrë aq i vogël për të bërë ndryshim.''


,,Nëse disa fëmijë mund të mbushin kryetitujt në të gjithë botën vetëm duke mos shkuar në shkollë, atëherë imagjinoni se çfarë mund të bëjmë të gjithë nëse vërtet dëshirojmë ".


"Unë nuk dua shpresën tuaj. Nuk dua që të jesh me shpresë. Dua që ju të bëni panik. Dhe, veproni sikur shtëpia jonë të jetë në zjarr. Sepse ajo është. "


,,Në vend që të kërkoni shpresën, kërkoni veprim, atëherë dhe vetëm atëherë, shpresa do të vijë."


"Ne jemi në mes të krizës më të madhe në historinë njerëzore dhe në fakt asgjë nuk po bëhet për ta parandaluar atë. Mendoj se ajo që po shohim është fillimi i një ndryshimi të madh dhe kjo është shumë shpresëdhënëse."


"Ju thoni se i doni fëmijët tuaj mbi të gjitha dhe megjithatë ju jeni duke vjedhur të ardhmen e tyre para syve të tyre".


"Ne nuk mund të zgjidhim një krizë pa trajtuar atë si krizë".


"Ne nuk kemi ardhur këtu për t'u lutur liderëve botërorë që të kujdesen për të ardhmen tonë, na keni shpërfillur në të kaluarën dhe do të na shpërfillni përsëri. Ne erdhëm këtu për t'ju bërë me dije se ndryshimi po vjen, ju pëlqen juve apo jo. Fuqia e vërtetë i përket njerëzve. ''


"Ne nuk mund ta shpëtojmë botën duke luajtur sipas rregullave, ngase ato duhet ndryshuar".


"Disa njerëz thonë se unë duhet të studioj që të bëhem shkencëtar i klimës në mënyrë që unë të mund ta zgjidh krizën klimatike... Dhe pse duhet të studioj për një të ardhme që së shpejti mund të mos jetë më, kur askush nuk po bën asgjë për ta shpëtuar atë të ardhme?''


"Meqë liderët tanë po sillen si fëmijë, ne do të duhet të marrim

përgjegjësinë që ata është dashur të marrin kohë më parë."


Autor: Fakte Botërore Për Gruan/Woman’s World Facts

Comentarios


  TË  FUNDIT  

LOGO-new_edited.png

Fakte  Botërore

Fakte Botërore për një Vizion më të qartë!

© 2020 Fakte  Botërore. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

NA NDIQNI NË :

  • Facebook - White Circle
  • White YouTube Icon
  • Twitter - White Circle
  • White Instagram Icon
  • White Facebook Icon
  • YouTube - White Circle
  • White Twitter Icon
  • White Instagram Icon

follow US

bottom of page