top of page

Vjosa Osmani uron xhudistet: Le të jetë kjo ditë yjesh një metaforë për vendin tonë!

Xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë arritur të fitojnë medaljen në Grand Slamin që po mbahet në Paris të Francës.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar ato për këtë fitore.

Ajo në profilin e saj në Facebook ka shkruar se e ka nisur ditën me homazhe për yllin Nexhmije Pagarusha dhe e përmbylli duke festuar për dy yjet, Distria dhe Nora.

Postimi i plotë:

Sot e nisa ditën duke bërë homazhe për një yll që u shua, mbretëreshën e muzikës shqipe. Po e përmbylli këtë ditë duke festuar për dy yje që po shëndrisin, xhudistet Distria dhe Nora. Le të jetë kjo ditë yjesh një metaforë për vendin tonë: se për çdo rënie tonën, ne do ngritemi përsëri. Urime fitorja Distria & Nora. Shëndritja juaj qoftë inspirim shpirti për të gjithë njerëzit e mirë të këtij vendi.

Comments


  TË  FUNDIT  

LOGO-new_edited.png

Fakte  Botërore

Fakte Botërore për një Vizion më të qartë!

© 2020 Fakte  Botërore. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

NA NDIQNI NË :

  • Facebook - White Circle
  • White YouTube Icon
  • Twitter - White Circle
  • White Instagram Icon
  • White Facebook Icon
  • YouTube - White Circle
  • White Twitter Icon
  • White Instagram Icon

follow US

bottom of page